11.04.2019 · përditësuar para 2649 dite1 min lexim
Floyd's Pelican Bar është një nga baret apo pijetoret që ndodhet midis oqeanit, dhe disa e konsiderojnë si një nga më të mirat në botë.
Fillimisht janë ndërtuar si kasolle për peshkatarët, dhe i pari që e ka ndërtuar një të tillë është një peshkatar me emrin Flloyd i cili ka dashtuar ta ketë nje vend ku mund të rrijë me kolegët e tij, ndërkaq tash këto bare frekuentohen nga turistët që vijnë prej anembanë botës.
Aty mund të shkosh vetëm përmes barkës dhe udhëtimi zgjat 25 minuta.
Në këtë bar turistët shkojnë për të pirë pije të ftohta dhe për të ngrënë ushqim të freskët deti.
Përpos që vijnë këtu për t'u freskuar, ata po ashtu mund të sjellin suvenirë të ndryshme që ta dekorojnë barin, si dhe mund ta gdhendin emrin e tyre në dru si shenjë kujtimi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.