Lajmet e fundit

Jordan Bardella, kryetari i parties franceze Rally National, kritikoi "aleancën e panatyrshme" dhe "të pandershme" që "i ka privuar popullit francez" një fitore të partisë që ai udhëheq.
Ai theksoi se RN doli e para në zgjedhjet evropiane, në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare dhe tani ka dyfishuar numrin e deputetëve.
“Këta janë gurët e themelit të fitores së nesërme”, tha Bardella.
Ai shtoi se presidenti francez Emmanuel Macron e ka shtyrë vendin drejt “pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë”.
"Të gjithë e kuptojnë sot se aranzhimet e orkestruara nga Elysée... nuk do të shkojnë askund", u shpreh Bardella, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai thotë se e kupton "zhgënjimin" e francezëve, por shtoi se: "Për muaj të tërë është ngritur një erë shprese dhe ajo nuk do të pushojë kurrë së fryri".
“Gjithçka fillon sonte”, tha ai.