21.08.2016 · përditësuar para 3632 dite1 min lexim
Claudio Bravo i thotë lamtumirë Barcelonës.
Portieri kilian nuk u stërvit me skuadrën blaugrana paraditen e kësaj të diel, por thjesht u takua me shokët dhe stafin e ekipit, për t’u thënë lamtumirë. Bravo falënderoi të gjithë pjesëtarët e klubit për tituj e fituar dhe më pas mori ovacionet e tyre për gjithçka ka dhënë për Barcelonën, shkruan Super Sport.
Marrëveshja me Manchester Cityi-n ishte arritur ditë më parë, por dëmtimi i Ter Stegen i detyroi drejtuesit e Barcës t’i kërkonte portierit kilian që të qëndronte të paktën për ndeshjen me Betisin në javë ne parë të Primera Division.
Për të zëvendësuar 33-vjeçarin Barcelona ka arritur marrëveshjen me Ajaksin e Amsterdamit për blerjen e Cillesen, i cili do të jushtojë rreth 12-13 milionë euro.
Tashmë ndryshon edhe hierarkia e portierëve të kampionët në fuqi të Spanjës. Gjermani Ter Stegen pritet të jetë zgjedhja e parë për portën, ndërsa holandezi Cillesen sikurse është vepruar në të shkuarën, mund të luajë në Kupën e Spanjës.
Ndërkohë Barcelona nuk heq dorë nga sulmuesi i Valencias Paco Alcacer. Deri në ditën e fundit të merkatos do të bëhen të gjitha përpjekjet për transferimin e 22-vjecarit spanjoll në Camp Nou. Stafi teknik ka vendosur gjithashtu të mbajë të riun Munir, edhe pse hapësirat në sulm për të me blerjen e mundshme të Alcacer do të jenë të limituara.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.