Lajmet e fundit
Skuadra që drejtohet nga Ernesto Valverde është duke u munduar fort që ta transferojë mbrojtësin kolumbian qysh këtë dimër

Barcelona, sipas shumicës së raportimeve, do ta transferojë mbrojtësin Yerry Mina gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kolumbiani, që për momentin vesh fanellën e kampionit të Brazilit, Palmeiras, është lojtar që u intereson shumë katalunasve.
Gjiganti nga Camp Nou shpreson që të nisë bisedimet për kontratë me të, sapo të finalizohet kalimi i Javier Mascherano në Kinë.