FC Barcelona ka njoftuar se ndeshja e saj e parë në shtëpi për sezonin 2025–26 kundër Valencias, përkundër pritshmërive, nuk do të zhvillohet në ‘Camp Nou’ për shkak të vonesave në rinovimin e stadiumit dhe mungesës së lejeve të nevojshme.
Ndeshja këtë të diel në kuadër të LA Ligës, do të luhet në Stadiumin ‘Johan Cruyff’, një impiant me kapacitet prej 6,000 vendesh, kryesisht i përdorur për ekipet e femrave dhe të rinjtë e klubit.
La Liga ka dhënë një përjashtim të veçantë nga kërkesa minimale e zakonshme për 15,000 vende, duke lejuar zhvillimin e ndeshjes në këtë stadium më të vogël.
Klubi ka bërë rregullimet e nevojshme, duke përfshirë instalimin e teknologjisë VAR dhe përmirësimin e fushës, për të përmbushur standardet e ligës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.