Lajmet e fundit

Barcelona është duke udhëhequr në garën për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Emre Çan, sipas raportimeve nga Calcio Mercato.
Madje, ky medium ka raportuar që një marrëveshje mes dy gjigantëve të Evropës pritet të negociohet në ditët në vazhdim.
Përpos katalunasve, interesim në ish-yllin e Liverpool-it kishin shprehur edhe klube të tjera si Paris Saint-Germain, Bayern Munchen dhe Monaco.
Ai ngrohu bankën rezervë te Zonja e Vjetër në ndeshjen hapëse të Serie A që Juventus e zhvilloi ndaj Parmës të dielën.