Lajmet e fundit
Gjiganti spanjoll ka marrë goditje të rëndë në ndeshjen e parë të kësaj faze të Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur me katër gola dallim nga kampioni i Francës

Paris Saint-Germain i ka dhënë leksion futbolli Barcelonës, duke e mposhtur me katër gola dallim në 1/16 e finales të Ligës së Kampionëve.
Angel Di Maria hapi serinë e golave për vendasit me një gol të bukur nga goditja e dënimit.
Epërsinë e dyfishoi transferimi i ri i parisienëve, Julian Draxler, në minutën e 40-të të takimit.
Di Maria u përkujdes që dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë ta thellojë edhe më epërsinë e skuadrës së drejtuar nga Unai Emery.
Ndërsa të katërtin gol për francezët e shënoi sulmuesi Edinson Cavani, në të 72-tën minutë.