Lajmet e fundit
Pas largimit në fund të sezonit të 'magjistarit të mesfushës', Xavi, Barcelona po mendon që të sjellë në Camp Nou, mesfushorin e Dortmund, Ilkay Gundogan.

Barcelona po e mendon Ilkay Gundoganin si zëvendësim për pozitën vakante pas largimit të Xavi. Menaxhmenti i klubit kanë përcjellë nga afër performancën e 24 vjeçarit që bart fanellën e Borussia Dortmund. Turku nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë kontratën me gjermanët dhe duket se mendon ikjen drejt Camp Nou.
Megjithëse ndalimi që Fifa i ka bërë Barcelonës e pengon këtë të fundit për të bërë transferime ai mund t’u bashkohet katalanëve këtë verë, të huazohet në gjysmësezon e pastaj të paraqitet për herë të parë në fanelën blaugrana.