Lajmet e fundit

Barcelona dhe Real Madrid në më pak se 24 orë do të përballen në El Clasico të radhës në Camp Nou.
Duke qenë përballja më e madhe e skuadrave të sportit më të popullarizuar në botë, nuk mund të mungojnë projeksionet për formacionet e mundshme me të cilat skuadrat do të dalin në fushën e lojës.
Nuk ka shumë dallime nga ndeshja e shkuar, përveç tek Real Madrid ku pritet që Casemiro të jetë në mesfushë, për shkak të rolit të tij në ndërprerjen e aksioneve të kundërshtarit.