Lajmet e fundit

Barcelona ka qenë shumë e fortë sonte përballë Real Madridit në Santiago Bernabeu.
Katalonasit e kanë fituar El Clasicon me rezultatin 0:4, me golat e Suarez, Neymar e Iniesta.
Pas kësaj fitoreje Barca pozicionohet e para me 30 pikë nga 12 ndeshje, kurse Real Madrid në vendin e dytë me gjashtë pikë më pak.
Pjesa e dytë ka filluar me sulme të Real Madrid, ka qenë Marcelo ai që ka gjuajtur, por jo në cakun e dëshiruar.
Menjëherë pas tij ka rrezikuar James, por që portieri Bravo nuk ka lejuar që të preket porta e tij dhe ka dërguar topin në korner, që ka qenë i pari për madrielnët në El Calsicon e sontme.
Në anën tjetër është kundërpërgjigjur Neymar, i cili ka gjuajtur saktë, por që Navas e ka larguar topin me mjaftë mund.
Në minutën e 53-të Iniesta ka ngritur epërsinë në 0:3 për Barcelonën.
Ndërsa në minutën e 55-të në lojë u inkuadrua golashënuesi më i mirë në histori të El Clasicove, Lionel Messi, ndërsa vend atij i liroi Rakitic.
Real Madrid ishte më i ashpër sesa në pjesën e parë, Carvajal pati një rast të mirë në minutën e 60-të, por që topi u devijua nga mbrojtësit e Barçës.
Në minutën e 64-të Gareth Bale kërkoi penalti, pasi pikërisht ai goditi një lojtar të Barcelonës në dorë, por gjyqtari nuk referoi në pikën e bardhë.
Messi rrezikoi seriozisht pas një aksioni të bukur në minutën e 66-të, por topi u bllokua nga mbrojtja vendase.
Ronaldo pati rastin e parë të mirë në ndeshje, në minutën e 68-të, por ballë për ballë me portierin Bravo ai e humbi duelin, pasi Bravo u tregua shumë i vëmendshëm dhe ndali gjuajtjen e tij.
Në anën tjetër të fushës rrezikoi Suarez, por Ramos nuk lejoi që topi të përfundojë në rrjetën e skuadrës së tij.
Ishte pikërisht Suarez ai që i dha goditjen e radhës, Realit, kur shënoi golin e katërt për katalonasit në këtë ndeshje dhe të dytin personal, krejt kjo në minutën e 74-të të takimit.
Në minutën e 84-të Isco është përjashtuar me karton të kuq direkt, pas ndërhyrjes së ashpër në Neymar.
Kështu me këtë rezultat ka përfunduar ky takim, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=9oZ0asnIBLE&spfreload=1
https://www.youtube.com/watch?v=ISv1c1A3HbY
https://www.youtube.com/watch?v=A5k8TePw6gQ
https://www.youtube.com/watch?v=RMcWFoS8ByI