Lajmet e fundit

Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Juventusi janë vënë në ndjekje të mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin, sipas raportimeve nga Calcio Mercato.
Që të tria klubet kanë shfaqur interesim në 25 vjeçin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023, por që insistimi i njërës prej tyre mund të bëjë që ai të mos e sheh fundin e kësaj kontrate te Topçinjtë.
Një garë e nxehtë midis tri gjigantëve të skenës evropiane mund të ngjajë në fund të stinorit, mirëpo “Camp Nou” po shihet si destinacioni më i mundshëm i Bellerinit, i cili hapat e parë të futbollit i kishte marrë pikërisht në akademinë “La Massia” të Barcelonës.