Lajmet e fundit

Barcelona e ka pranuar ftesën për t’u bashkuar në Superligën e re Evropiane e cila është propozuar të themelohet.
Këtë e ka thënë presidenti në largim, Josep Maria Bartomeu, transmeton Klan Kosova.
Ai këtë njoftim e ka bërë të martën, duke shtuar se klubi do të marrë pjesë në këtë garë e cila do të quhet Premierliga Evropiane.
Në fjalimin e tij, Bartomeu ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve i Barcelonës do të dorëhiqet.
“Më duhet të jap disa lajme të jashtëzakonshme”.
“Kemi pranuar hyrjen në Superligën Evropiane të klubeve. Ky pranim do të duhet të ratifikohet nga kuvendi i radhës. Po ashtu e kemi miratuar edhe formatin e ri të Kupës së Botës për Klube”, ka thënë Bartomeu.