18.04.2019 · përditësuar para 2662 dite1 min lexim
Skuadra e Barcelonës është pranë përfundimit të marrëveshjes me mbrojtësin Matthijs de Ligt.
Sipas ESPN, Mino Raiola i cili është agjent i futbollistit Matthijs de Ligt, është në kontakt të rregullt me skuadrën katalunase, transmeton Klan Kosova.
Ndër klubet e interesuara për ta përvetësuar 19 vjeçarin mbeten Juventus dhe Bayern Munich. Mirëpo futbollisti në fjalë e ka ndarë mendjen që t’i bashkohet Barcelonës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.