Lajmet e fundit

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka treguar se gjiganti i La Liga ishte fare pranë shitjes së Lionel Messi në vitin 2006.
Çmimi që ata kanë dashur ta shesin argjentinasin ka qenë 150 milionë euro, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.
Messi tash është afër marrëveshjes së re me Barcelonën që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në botë. Kurse kontrata aktuale e tij skadon më 2018.
“Inter ka qenë klubi që ka bërë ofertën më 2006”, ka thënë Laporta.
“Ata ishin të gatshëm të paguajnë 150 milionë euro për klauzolën e tij e cila më pas u rrit në 250 milionë, por që unë sigurohesha nga marrëdhënia që kisha ma babain e Lionel, Jorge”.
“I kam treguar: ‘Ata janë gati të paguajnë pasi që e dinë se unë nuk do ta shesë. Ai do të jetë i lumtur këtu, do ta arrijë lavdinë. Atje ai do të përfitojë vetëm financiarisht. Biri juaj është i destinuar për të qenë më i madhi i historisë dhe këtu do ta kemi ekipin që do ta ndihmojë atë. Do të kënaqet’”, kanë qenë fjalët e Laporta thënë babait të Messi.