Lajmet e fundit

Klubi i Barcelonës dëshiron të nënshkruajë me yllin francez, Kylian Mbappe.
Pavarësisht problemeve ekonomike, Barça dëshiron të godas fuqishëm në verën e ardhshme për ta sjellur futbollistin francez në “Spotiy Camp Nou”.
Deri tani, destinacioni i preferuar i Mbappes dukej Real Madrid, por pasi francezi nënshkroi kontratë të re me PSG në verën e këtij viti, “Los Blancos” u irritua me vendimin e 24 vjeçarit pasi sipas tyre marrëveshja me të kishte përfunduar që të jetë futbollisti më i ri i Real Madridit, shkruan “Mundo Deportivo” njofton Klankosova.tv.
Kylian Mbappe ka një kontratë me ekipin e PSG deri në vitin 2025 dhe aktualisht ai është futbollisti më i vlerësuar në treg me 180 milionë euro.
Kjo është shifra që duhet të paguaj Barça në çoftë se e dëshiron francezin në radhët e tyre.
Në këtë edicicion Kylian Mbappe ka shënuar 19 gola e ka dhuruar pesë asistime në të gjitha garat me fanellën e PSG.