Lajmet e fundit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, edhe njëherë ka folur për të ardhmen e legjendës së këtij klubi, Lionel Messi.
“Messi dëshiron të tërhiqet te Barcelona, dhe kurdo që ripërtrirja e kontratës të ndodhë, do të ndodhë”, tha Bartomeu.
“Tani për tani, po ju drejtoj te fjalët e vetë atij”, shtoi ai.
Së fundi, Messi kishte thënë për Tencent Sports, se ai synon që t’i sheh ditët e tij të fundit në futboll në Camp Nou, dhe të tërhiqet si futbollist i vetëm një skuadre.