Lajmet e fundit

Barcelona ka bërë një ofertë për futbollistin e Interit, Milan Skriniar, sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport.
Për sllovakun i cili është në radarin e shumë klubeve elitare evropiane, thuhet se katalunasit kanë ofruar një shumë prej 50 milionë eurosh.
Ndonëse klubi nga Serie A nuk e ka konfirmuar se nga ka ardhur oferta, ky medium pohon se oferta vjen nga Camp Nou.
Së fundi, kur ishte pyetur për të ardhmen e tij, Skriniar kishte thënë se kjo varet se ku përfundon Interi në Serie A sivjet, pasi që e ka për objektivë të luajë në Ligën e Kampionëve.