Lajmet e fundit

Barcelona kishin premtuar se nuk do të transferonin më lojtarë të Liverpool-it deri më 2021 si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Philippe Coutinho-s, pohon Cadena Ser.
Klubi nga Premier Liga kishte insistuar të vinte një klauzolë në marrëveshjen e kalimit të brazilianit në Camp Nou.
Barça ishte pajtuar që të mos ndiqte më lojtarë të Liverpool-it për tri vjet, duke nënkuptuar që Roberto Firmino dhe Sadio Mane janë jashtë mundësive të katalunasve.