Lajmet e fundit

Juan Mata ka vendosur që të largohet nga Manchester United.
E vëmendshme me këtë është treguar Barcelona, e cila do që në radhët e veta ta ketë spanjollin.
Për këtë katalanasit kanë nisur bisedimet me babain dhe agjentin e futbollistit me synim që të arrihet marrëveshja me mesfushorin sapo t’i skadojë kontrata me Djajtë e Kuq.
[caption id="attachment_1012749" align="alignnone" width="640"]
MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 10: Juan Mata of Manchester United reacts during the Premier League match between Manchester United and Leicester City at Old Trafford on August 10, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Matthew Peters/Man Utd via Getty Images)[/caption]
Në verën që vjen Mata do të mbetet i lirë, prandaj që tash është i lirë për bisedime me klube të tjera.
United në anën tjetër do që ta mbajë futbollistin, të cilit janë të gatshëm që t’ia vazhdojnë kontratën edhe 12 muaj. Pritshmëritë e tij kanë qenë për një vazhdim prej dy vjetësh.