Lajmet e fundit

Barcelona shprehet këmbëngulëse për të nënshkruar me Marcua Rashford.
Katalanasit duan që ta fitojë garën për sulmuesin e Manchester United, garë në të cilën duhet ta mposhtin rivalin Real Madrid dhe skuadrën e madhe italiane Milan, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Hierarkia e Barcës ka përpiluar një dosje të detajuar për Rashford, i cili në 15 paraqitje sivjet në Premier League ka realizuar katër gola.
Ata thuhet se blerjen e anglezit dëshirojnë ta kryejnë në verën e ardhshme dhe jo në afatin e janarit që po vjen.