Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e klubit brazilian, Gremio, kanë udhëtuar për në Barcelonë, për t’u takuar me përfaqësuesit katalunas, në lidhje me transferimin e Arthur te këta të fundit, konfirmon Goal.
Ndonëse nuk ishte arritur asnjë marrëvehsje në janar, Gremio tani është gati që ta arrijë një marrëveshje.
Kjo pasi që ky klub ka pranuar një kërkimfalje nga Barcelona, kur Arthur ishte fotografuar në dhjetor duke bartur një fanellë të liderëve të La Ligës.