Lajmet e fundit

Barcelona ka njoftuar që do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër Neymar, pas supozimeve që braziliani ka dështuar që t’i përmbahet kontratës së tij.
Më herët gjatë këtij muaji, gjigantët katalunas panë Neymar që të kalojë në Paris Saint-Germain duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në botë prej 222 milionë eurosh.
Ankesa e Barcelonës lidhet me nënshkrimin e kontratës së re nga Neymar deri në tetor 2021, me ç’rast klubi shpreson që të përfitojë nga premiumet e ripërtrirjes së kësaj kontrate, si dhe kërkon 8.5 milionë funte në dëme.