Lajmet e fundit
22 vjeçari është cak i skuadrës katalunase, që ka tentuar të nënshkruajë me të në janar.

Barcelona ende mund të nënshkruajë me Denis Suarez nga Villarreal në fund të këtij edicioni, ka thënë sekretari teknik Robert Fernandez.
Agjenti i 22 vjeçarit ka mohuar spekulimet se është duke u biseduar për një kthim të tij tek Barça.
Fernadnez ka thënë se bisedimet e fundit kanë përfunduar pa sukses, por që Barcelona mund të nënshkruajë me të në fund të edicionit.
“Ai është lojtar të cilin e çmojmë shumë. U munduam të nënshkruajmë me të në janar, por nuk arritëm dot”.
“Ndoshta mund ta transferojmë në afatin tjetër”.