Lajmet e fundit
Klubi katalan mund të dënohet nga UEFA për shkak të koreve dhe flamujve pro pavarësisë.

Barcelona fitoi titullin e pestë të Champions League javë më parë, një fitore që mund t’i kushtojë shumë.
Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka hapur një hetim që mund të përfundoj me dënim të blaugranëve shkaku i prezencës së flamujve ‘Estaladas’ (pro pavarësisë) dhe thirrjes së fansave për pavarësi të Katalonisë.
Klubi katalan do të prezantojë argumentet para komisionit më 23 korrik, datë kur pritet të merret vendimi. Nëse dënohet, kjo mund të thotë gjobë prej 60.000 eurove dhe mbyllje të pjesëve të caktuara në Camp Nou.
UEFA do që me këtë rast të lidhë klubet me tifozët në aspekt të përgjegjësisë. Zhvillimet e fundit trazojnë edhe më shumë ambientin në klub, që është duke zhvilluar fushatë zgjedhore për president të ri.
Ky zhvillim i ri vjen në një kohë paqartësish, sidomos kur kemi parasysh edhe vërshëllimat ndaj himnit kombëtar spanjoll gjatë finales së Copa del Rey kundër Athletic Bilbao.