Lajmet e fundit
Ekipi katalan viteve të fundit ka dominuar futbollin evropian duke fituar shumicën e trofeve.

Dy skuadrat që janë në finale të Champions League sivjet, Barcelona dhe Juventus kanë mundësi të fitojnë tripletën.
Për italianët, kjo do të ishte e para herë, në historinë e tyre të gjatë e të suksesshme që ata bëjnë kët gjë.
Por, jo edhe për Barcelonën. Nëse kalatanët fitojnë Champions sivjet, ata do të bëheshin ekipi i parë në histori që do të fitonte tripletët për të dytën herë. Pas vitit 2010 kur Barça e pati fituar atë me në krye Pep Guardiola, rastin e ka edhe Luis Enrique.
Asnjë klub nuk ka fituar tripletën për të dytën herë. Në fakt, tripleta është fituar vetëm nga shtatë klube evropiane: Celtic(1967), Ajax(1972), PSV(1988), Manchester United(1999), Barcelona(2009), Inter(2010) dhe Bayern(2013).