20.10.2018 · përditësuar para 2842 dite1 min lexim
Ndeshja kryesore e javës së nëntë në La Liga ishte ajo në mes të Barcelonës dhe Sevillas e cila u mbyll me triumfin e vendasve.
“Blaugranët”që në fillim treguan dhëmbët duke shënuar në minutën e dytë me anë të Philippe Coutinhos që realizoi pas asistimit të Messit.
E argjentinasi pas 12 minutave lojë shënoi për 2 me 0, gol ky për të cilin asistoi Luis Suarez. Por fati i mirë për Messin nuk vazhdojë shumë, pasi që ai u lëndua në kraharor që e detyroi atë të dalë nga loja në minutën e 26-të, dhe vendin e tij e zuri Dembele.
Në pjesën e dytë skuadrat zhvilluan lojë më të hapur për çfarë edhe golat nuk munguan nga të dyja anët. Suarez pas një depërtimi në zonën e rreptësisë u ndal në mënyrë të pa rregullt nga portieri i Sevillas dhe u akordua penallti për Barcelonën.
Nga 11 metra nuk dështoi Suarez, i cili shënoi për 3 m 0 në minutën e 63-të, njofton Klan Kosova.
Mysafirët assesi nuk patën mundësi të këndellen deri në minutën e 79-të kur Sarabia i Sevillas pasi pranoi një top nga Banega në mënyrë maestrale goditi dhe dërgoi topin në këndin e portës, që ishte e pamundur për portierin që ta pret.
Mirëpo ky gol nuk demoralizoi “Katalunasit” të cilët realizuan prapë në minutën e 88-të me anë të Rakitic, i cili nga një pozitë jo e favorshme shënoi me një goditje të fuqishme.
Kurse Sevilla krejt çfarë arriti në këtë takim ishte edhe një gol i shënuar në minutat shtesë, të cilën e realizoi Muriel pas asistimit të Ben Yedder.
Pas kësaj sfide, Barcelona merr primatin e La Ligas me 18 pikë gjithsej, kurse Sevilla bie në vendin e tretë me 16 pikë të mbledhura.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.