Gjiganti spanjoll Barcelona pritet të zyrtarizojë nesër rinovimin e kontratës me mesfushorin holandez Frenkie de Jong, bejnë të ditur mediat spanjolle.
Me këtë marrëveshje, blaugranët i japin fund spekulimeve për largimin e tij dhe e vendosin sërish De Jongun në qendër të projektit afatgjatë të ekipit.
Kontrata e re pritet të zgjasë disa vite, ndërsa mesfushori do të ketë rol kyç në skuadrën që po ndërtohet nga trajneri Hansi Flick.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.