Lajmet e fundit
Don Carlo është ndër më të përfolurit në këtë fundsezon. El Pais e lidhë atë me një kalim të mundshëm te Barça nëse Enrique largohet.

Sipas El Pais, Barcelona ka përfshirë Carlo Ancelottin në listën e ngushtë të trajnerëve potencial nëse Luis Enrique vendosë të largohet nga Camp Nou, transmeton Klan Kosova.
Kjo sepse katalanët nuk do të donin të mbeteshin me një trajner të dorës së dytë apo të tretë, nëse Enrique nuk vazhdon me ta. Shto këtu edhe paqartësinë për të ardhmen e italianit, përvojën dhe lidershipin e tij dhe këto e bëjnë kandidat të pëlqyeshëm në rast të ikjes së shefit të djelmoshave katalanë.
Në mesin e kushteve të Barçës për trajnerin e ri është që ai të jetë në gjendje të sigurojë që Messi e Neymar të mund të luajnë së bashku dhe Ancelotti e ka vërtetuar këtë aftësi ndër të tjerë edhe me Zidane, Cristiano, Kaka, Drogba e Ibrahimoviq.