Lajmet e fundit

Skuadra e Barcelonës në futboll për femra vazhdon të shkruajë historinë, teksa me fitoren e fundit 4-0 ndaj Atleticos së Madridit këtë fundjavë, ka regjistruar kuotën e 60 fitoreve radhazi.
Një numër kaq i madhë i fitoreve radhazi duket i pamundur, megjithatë vajzat “blaugrana” kanë konfirmuar dominimin në futbollin e femrave, në Spanjë e Europë.
Këtë sezon skuadra i ka fituar të 25 takimet dhe kryeson me 75 pikë të plota, 16 më shumë se Reali i Madridit dhe Levante që mbajnë vendin e dytë.