Barcelona po kërkon intensivisht një sulmues të ri për të zëvendësuar Robert Lewandowski, pasi cikli i polakut duket se po përfundon. Kontrata e Lewandowskit skadon në fund të këtij sezoni dhe gjithçka tregon se rinovimi nuk do të ofrohet.
Raportohet se e ardhmja e tij mund të jetë në Arabinë Saudite, ku pritet të marrë një pagë rreth 100 milion euro në sezon, transmeton Klankosova.tv.
Për të mbuluar këtë largim të mundshëm, drejtuesit sportivë kanë fokusuar vëmendjen tek dy talentet e rinj: Karim Konaté dhe Paris Brunner të cilët konsiderohem si nga lojtarët më të talentuar në futbollit evropian.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.