Lajmet e fundit
Porta e katalanëve ka mbetur më gjatë nga ajo e të gjitha ekipeve të tjera e paprekur.

Barcelona është pa dyshim ekipi që sundon Evropën këtë sezon. Këtu hyn edhe mbajtja e portës të paprekur për më shumë ndeshje, duke lënë prapa Bayernin, Juventusin e Monacon.
Të zgjedhurit e Luis Enriques kanë qenë në formë të jashtëzakonshme këtë stinor, e sidomos prej fillimit të vitit. Fitorja 1-0 ndaj Atletico Madridit u dha katalanëve titullin e 28 të La Ligës. Me këtë ndeshje, Barcelona arriti 23 ndeshje pa pësuar gol.
Në anën tjetër, pas mposhtjes me rezultat 2-1 nga Frieburg, Bayern Munchen u ndal në 21 ndeshje pa pësuar gol, nga 33 të zhvilluara.
Kampionët e Serie A, Juventus, që fituan derbin ndaj Inter, por që megjithatë pësuan gol kanë 19 ndeshje pa u prekur topi rrjetën.
Ndër ekipet tjera që nuk kanë pësuar gol në një numër më të paktë të ndeshjeve janë edhe, Atletico Madrid (18 ndeshje), Chelsea e Roma(17 ndeshje), Bayer Leverkusen, Villareal e WBA(16 ndeshje).