Lajmet e fundit

Së shpejti do të bëhet një vit që kur Lionel Messi dhe Barcelona kanë ndarë rrugët.
Largimi i tij ishte i papritur dhe i dhimbshëm, por Blaugranët kanë kujtuar ditëlindjen e tij të 35-të të premten.
Klubi jo vetëm që i uroi Messit ditëlindjen në rrjetet e tyre sociale, por bëri edhe një përmbledhje të momenteve të tij më të mira të cilat i publikuan në faqen e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Kjo përmbledhje përbëhet nga momente të tilla si debutimi i tij, paraqitjet e tij në Estadio Santiago Bernabeu, golat, asistimet, seancat stërvitore, lidhja e tij me Neymarin, disa nga intervistat e tij dhe çmimet e tij.
Rekordet e Messit
Messi, i cili aktualisht është në pushime me familjen e tij në Ibiza, u largua nga Camp Nou më 5 gusht 2021.
Ai u largua nga Barcelona si lojtari me më së shumë ndeshje të luajtura (767), më shumë tituj të fituar (35), më shumë gola të shënuar (671) dhe më shumë fitore të regjistruara (542) në historinë e tyre.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain është gjithashtu lojtari me më shumë Këpuca të Arta (gjashtë) dhe më shumë çmime të Topit të Artë (gjashtë) të fituara, duke qenë gjithashtu i vetmi në historinë e futbollit që ka fituar Topin e Artë, Lojtari më i mirë i Vitit, Trofeu Pichichi dhe Këpuca e Artë në të njëjtin sezon (2009/10).