Lajmet e fundit

Kampioni aktual i Spanjës, Barcelona, ka shprehur interesim për të nënshkruar me një portier.
Bëhet fjalë për 14 vjeçarin e Atletico Madrid-it që po në Spanjë njihet me nofkën “Jan Oblak i ardhshëm”.
Alejandro Iturbe, konsiderohet si një talent i madh nga skuadra e kryeqytetit spanjoll dhe tashmë është duke u trajnuar me ekipin e seniorëve.
Përveç “Blaugranëve” të interesuar për 14 vjeçarin janë edhe ekipet angleze Liverpool dhe Tottenham Hotspur, por një transferim i tillë nuk është i mundur deri sa portieri të mbush 16 vjet, transmeton Klan Kosova.
