Lajmet e fundit

Fernonado Torres mund të transferohet të Barcelona gjatë merkatos së verës. Sipas mediave spanjolle, klubi blaugrana po studion mundësinë e afrimit të El Ninos, i cili në përfundim të sezonit mbetet lojtar i lirë.
Kartoni i 31-vjecarit zotërohet nga Milani, por Atletico e Madridit ku luan i huazuar sulmuesi spanjoll, nuk ka ndërmend ta blejë. Torres ka oferta të shumta nga Japonia, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës, por nëse kampionët e Spanjës bëjnë hapa para, ai nuk do ta vinte në diskutim qëndrimin në Primera Division në një nga klubet më të mëdha në botë.
Barcelona e sheh ish-sulmuesin me eksperiencë si alternativën ideale të tredhëmbëshit Messi-Neymar-Suarez, sigurisht nëse një nga “yjet” e sulmit blaugrana do të mungojë për arsye pezullimi apo dëmtimi.
Torres gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 16 ndeshje të La Ligas, por në vetëm 6 sfida ka luajtur titullar. Drejtuesit e Lo Colchoneros nuk janë të kënaqur nga efikasiteti i tij, pasi “El Nino” ka mundur ta dërgojë vetëm dy herë topin në rrjetë, pikërisht në fitoren 0-2 në fushën e Eibar dhe në humbjen 1-2 me Barcelonën në “Vicente Calderon”./Supersport