14.05.2016 · përditësuar para 3731 dite1 min lexim
Barcelona ka fituar kampionatin spanjoll duke mos lënë vend për ndonjë surprizë në javën e fundit.
Ekipi i Barçës ka fituar 3:0 në fushën e Grenadës duke arritur të bëhet kampion me vetëm një pikë më shumë se Real Madrid.
Luis Suarez shënoi dy gola që në pjesën e parë për Barçën. Ai nuk u mjaftua me kaq, por shënoi edhe golin e tretë.
Kurse Real Madrid nga ana tjetër arriti të fitojë 2:0 kundër Deportivo La Corunas duke mos arritur më tepër se vendi i dytë në tabelë.
Vendi i tretë i takon Atletico Madrid, kurse në Champions League vitin tjetër do të jetë Vilareali nga vendi i katërt.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.