Lajmet e fundit

Barcelona ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku.
Blaugranët e kanë kthyer vëmendjen te belgu, pasi u zhgënjyen në përpjekjet e tyre për të transferuar Robert Lewandowskin dhe Erling Haaland.
Lukaku iu bashkua Chelseat në afatin kalimtar të verës së 2021 për një shifër rreth 115 milionë euro, por që belgu ka hasur në vështirësi për të gjetur formën e tij më të mirë.
Belgu ka shënuar vetëm pesë gola në Premier League nga 23 paraqitje, raporton Marca, transmeton Klankosova.tv.
Derisa shumë skuadra janë vënë pas tij, një ofertë konkrete deri më tani ka munguar.