Lajmet e fundit

Barcelona i është bashkuar Interit në garën për transferimin e Arturo Vidal nga Bayern Munchen, raporton Mundo Deportivo.
Ishte thënë se Interi e kishte finalizuar tashmë marrëveshjen me kilianin, por interesimi nga katalunasit vjen pasi Paulinho u largua nga “Camp Nou” drejt Guangzhou Evergrande.
Pavarësissht se ku përfundon Vidal, klubi i tij pritet të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e tij, pesë milionë më pak nga shuma që e kishin paguar për të tre vjet më parë.