Mbrëmjet e UEFA Champions League po vazhdojnë të sjellin spektakël dhe emocione, ndërsa gara ka hyrë në fazën çerekfinale.
Në këtë fazë të nxehtë, për Barcelonën mbetet e hapur çështja e kualifikimit pas humbjes ndaj Atletico Madridit, duke lënë gjithçka të vendoset në ndeshjet e ardhshme.
Megjithatë, sipas gazetarit të Klankosova.tv, Kasim Gerbeshi, Barcelona aktualisht është një ekip shumë i ri dhe me mungesë përvoje, por “inati” ndaj kundërshtarit mund ta shtyjë drejt fitores.
“Barcelona mendoj se është ekip adoleshentësh, shumica e djemve të tyre janë shumë të rinj në moshë. Ka mundësi me e kthye rezultatin, sidomos duke pasur parasysh edhe inatin që e kanë ndaj Atletico Madridit”, tha ai në studion e “Ora 7”.
Për më shumë, ndiqni diskutimin e plotë:
https://youtu.be/Afo-lfOQ8-E
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.