Lajmet e fundit

Barcelona është e vendosur që të mos e humbas rastin e transferimit të sulmuesit të Santos, Rodrygo, sipas Mundo Deportivo.
Rodrygo tashmë po krahasohet me ish-futbollistin e këtij klubi brazilian, Neymar, dhe 17 vjeçari është po ashtu cak i Manchester City-t dhe Paris Saint-Germain.
Sidoqoftë, pasi që e ka parë Real Madridin të ketë arritur marrëveshje me Vinicius Jr. të Flamengo-s, Barcelona nuk do që t’i ikë një tjetër sulmues i vlerësuar nga Brazili.
Megithatë, ata duan që ta bindin Santos-in që t’i ulë kërkesat për Rodrygo-n, klauzola e të cilit aktualisht është 50 milionë euro.