Lajmet e fundit

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Mallorcas, duke e mposhtur me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 20-të në Laliga.
Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar Luuk de Jong, në minutën e 44-të.
Në pjesën e dytë, Mallorca kishte raste të mira për ta barazuar ndeshjen, por Ter Stegen ishte fantastik.
Barcelona pas kësaj fitore kalon në pozitën e pestë me 31 pikë, me vetëm një pikë larg vendit të katërt, që është Atletico Madridi.
Teksa Mallorca mbetet në vendin e 15-të me 20 pikë. /Klankosova.tv/