Lajmet e fundit

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, ka thënë se klubi do të duhej ta diskutonte mundësinë e largimit nga La Liga nëse Katalunia e fiton pavarësinë nga Spanja.
Referendumi për pavarësinë e Katalunisë, që është konsideruar ilegal, ka ngjallur dhunë të dielën, ku Barcelona u detyrua të luajë kundër Las Palmas.
“Deri tash, kjo situatë nuk ekziston", tha Bartomeu të hënën.
“Por marrë parasysh gjërat që mund të ndodhin në të ardhmen, është diçka që bordi i drejtorëve do ta diskutojë. Do të ishte diçka që duhet analizuar qetësisht”.
“Në rast të pavarësisë, klubet katalunase në La Liga, Barcelona Espanyol dhe Girona do të duhej të vendosnin se ku duan të luajnë: në Ligën e Spanjës, ose në vendet fqinje si Italia, Franca ose Premier Ligë”, tha në anën tjetër Ministri i Sportit i Katalunisë, Gerard Figueras.