Lajmet e fundit

Robin Gosens është objektivi kryesor i Barcelonës për ta zëvendësuar Jordi Alban.
Atalanta tashmë ia ka vënë çmimin Gosensit, që sillet rreth 40 milionë euro, transmeton KlanKosova.tv.
Gjermani këtë sezon me Atalantan edhe pse mbrojtës ka arritur të shënoj 10 gola në Seria A.
Katalunasit synojnë që për sezonin të ardhshëm ta përforcojnë krahun e majtë të mbrojtës. Emrat e tjerë në listë të Barças janë edhe Angelinos nga Leipzig dhe Gaya nga Valencia.