Lajmet e fundit

Holandezi, Donny van de Beek pritet të largohet nga Manchester United këtë verë pas vetëm një viti.
Van de Beek nuk arriti ta bind trajnerin e United, Ole Gunnar Solskjær.
Njëri nga klubet evropiane që ka shprehur interes është Barcelona ku janë duke e shikuar si objektivin kryeosor për mesfushë, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.
Gjigandët spanjollë po konsiderojnë të dërgojnë një ofertë huazimi për 24 vjeçarin, i cili u transferua në Old Trafford për 35 milionë euro nga Ajax.
Van de Beek është lojtari i fundit që është lidhur me një transferim te Barcelona, së bashku me Saul Niguez të Atletico Madrid dhe yllin e Lille, Renato Sanches.