Lajmet e fundit

Barcelona e ka fituar Kupën e Mbretit pasi që e ka deklasuar Sevillën me rezultat 0:5 në 'Wanda Metropolitano’.
Dy golat e Luis Suarezit në minutat 14’ dhe 40’, një i Lionel Messit në të 31-tën, një i Andres Iniestës në të 52-tën, dhe goli nga penaltia i Philippe Coutinhos në të 69-ën, bënë që katalunasit ta fitojnë këtë trofe për të 31-tën herë në histori të klubit.
Katalunasit janë afër që sivjet ta sigurojnë dopietën, pasi që vetëm java-javës pritet që ata ta konfirmojnë edhe triumfin në La Liga.