Lajmet e fundit

Klubi i Barcelonës që garon në Segunda B është e detyruar që të shkarkojë 13 lojtar të saj para fillimit të sezonit të ri.
Kjo pasi Barcelona B mund të regjistrojë vetëm 22 lojtar, ndërsa aty aktualisht gjenden 35 sosh.
Trajneri Gerard Lopez ka një numër të madh të lojtarëve të rinj nga të cilët duhet të zgjedh se kënd do të ndalë e kënd do ta lë të lirë. Në këtë mes përfshihen edhe Adama Traore, Alen Halilovic dhe Sergi Samper.
Pas këtij lajmi klubet e ndryshme nga Anglia kanë shprehur interesimin e tyre për t'i transferuar këta të rinj.
Arsene Wenger ka thënë se e dëshiron transferimin e Samper, ndërsa Halilovic është i lidhur me një kalim në Everton. Çështja e Traore ende nuk është mbyllur, nuk dihet se do të transferohet ne Stoke apo Liverpool, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.