Lajmet e fundit

Barcelona mund të bëhet ekipi i vetëm në histori që ka fituar Kupën e Botës (për klube) 3 herë. Katalanasit kanë triumfuar në dy raste tjera në vitet 2009 dhe 2011, ndërsa nëse kualifikohen në finale dhe mposhtin River Platen, ata do të vendosnin rekord sa i përket fitimit të këtij trofeu.
Corinthians është skuadra tjetër, e cila e ka fituar Botërorin e klubeve dy herë, në vitet 2000 dhe 2012. Një mision që nuk pritet të jetë shumë i vështirë për ekipin e Luis Enriques duke parë kualitetin e lojtarëve që ka në dispozicion /albeu.com/