Interi e ka mposhtur Barcelonën, me rezultat 1-0, në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Golin e vetëm dhe të fitores për Interin, e shënoi Hakan Calhanoglu, në minutën e 45’.
Barcelona u mundua që ta gjejë golin e barazimit gjatë gjithë pjesës së dytë, por pa e gjetur dot.
Interi pas fitores kalon në vendin e dytë me gjashtë pikë, pas tri ndeshjeve, derisa Barcelona në pozitën e tretë me tri pikë. /Klankosova.tv
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.