Lajmet e fundit

Me Jules Kounde që tani duket se ka gjasa të bashkohet me Chelsean, Barcelona po shikon opsione të tjera për qendërmbrojtës.
Blaugranët po shikojnë Inigo Martínez, me kontratën e qendërmbrojtësit spanjoll që skadon në vitin 2023.
Sipas Onda Vasca, Barcelona e ka informuar klubin bask se është në gjendje të bëjë një ofertë të mirë për Martinezin, megjithëse nuk do të ofrojë aq sa e ka klauzolën prej 80 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
Athletic do t'ia lërë zgjedhjen lojtarit, nëse ai dëshiron të largohet dhe thotë se nuk do të rinovojë kontratën, klubi do të punojë për një largim që nuk do të jetë për shumën e klauzolës së tij, por nuk do të jetë më pak se 50 milionë euro.