Lajmet e fundit

Barcelona po e konsideron mundësinë e transferimit të mesfushorit të Real Madridit, Dani Ceballos, sipas raportimeve nga Don Balon.
Trajneri i katalunasve, Quique Setien, ka punuar me mesfushorin spanjoll te Real Betisi për një periudhë të shkurtë para se ky i fundit të kalonte në “Santiago Bernabeu” më 2017.
Ceballos e kaloi stinorin 2019-2020 i huazuar te Arsenali, mirëpo e ka shprehur gatishmërinë që të kthehet te gjiganti madrilen për ta dëshmuar veten.