Lajmet e fundit
Barcelona dhe Juventus kanë arritur ditën e sotme në Berlin, para finales së Champions League.

Të dy ekipet janë pritur nga numër i madh tifozësh para hoteleve në të cilat ata do të akomodohen.
Favorit më i madh për të fituar trofeun më të çmueshëm evropian po shihet klubi katalonas.
Barcelona ka mundësinë që nëse fiton Championsin të kompletoje tripletën në këtë edicion. Ndërsa ylli Lionel Messi ka inspiruar me paraqitjet e tij, deri tash ai ka të shënuar 58 gola gjatë sezonës së fundit, ndërsa ka gjasa që në ndeshjen finale të rris edhe më shumë këtë shifër.
Juventusi ka deklaruar se kjo do të jetë një përballje e vështirë, pasi edhe morri lajmin se nuk do të mund të llogaris në mbrojtësin kryesorë të saj Giorgio Chiellini.